Lajm i keq: Ja cilët janë tre aktorët e njohur që s’do jenë më në ‘O sa mirë’

By

Seriali “O sa mirë” me regji të Ilir Bokshit, skenar nga Ard Islami dhe me producent Valter Lucaj shumë shpejt do të fillojë me cilklin e ri të episodave.

Prive mëson se fillimisht ky serial i cili ka të realizuara afro 100 episode, ka ndryshuar transmetuesin. Sezonin e ri të “O sa mirë” do të keni rastin ta ndiqni në Televizionin Publik të Kosovës.

Përveq kanalit ku shfaqet ky serial i cili ka bashkuar artist nga të gjitha trojet shqiptare, risi do të ketë edhe brenda stafit.

Pjese e kastit do të jenë Stupcat dhe disa aktorë të tjerë në mesin e tyre edhe Adriana Matoshi, derisa në serial siç merr vesh Prive nuk do të luajnë më Xhevdet Jashari i njohur si Arifhikmeti, Edi Kastrati dhe Ylber Bardhi.

Seriali pritet të fillojë në muajin Tetor.

Artikuj të ngjashëm