Thuajse të gjithë kemi shenjat tona që nga lindja. Legjenda popullore thotë se po pate një shenjë në lëkurë, e ke për shkak se nëna jote “ka lakmuar në ndonjë ushqim gjatë shtatzënisë”.
Megjithatë kjo mbetet në suaza gojëdhënash simpatike. E njëra ndër artistet shqiptare që e ka bërë të ditur se ka një shenjë në trup që nga lindja, është Enca Haxhia.
Këngëtarja ka publikuar në instagram një fotografi të dorës së saj, ku i shihet një shenjë e vogël që e ka pasur aty tërë jetën.
“Ja një fakt interesant për mua të cilin askush nuk e ka ditur. Kam lindur me këtë shenjë”, shkruan ajo. /Prive.al