Mund të ketë arritur të gjitha caqet e saj në karrierë por në jetën private, këngëtarja e njohur Enca Haxhia, çalon pak.
Ajo, gati për të mbushur 21 vite jetë ende nuk ka gjetur personin e zemrës që do e plotësonte mozaikun e jetës ë saj.
Por, nëse Enca në këtë pjesë nuk ndihet e përmbushur, e njejta s’vlen për motrën e saj, Uindin që në ditëlindjen e 16-të ka marrë një dhuratë nga i dashuri i saj.
Një arush i madh i kuq, shoqëruar me 16 trëndafilë dhe çokolata ishin zgjedhja e Kejsit për Uindin.
E duket se kjo i ka pëlqyer aq shumë Encës saqë në një video të shpërndarë shprehet se ‘do doja të kisha një të dashur si të Undit’. /PRIVE.AL
Më poshtë, fotoja e Uindit me të dashurin dhe reagimi i Encës postuar në Snapchat. /PRIVE.AL