Emri i Bes Kallakut përdoret për mashtrime, reagon ashpër aktori!

By

Pati një dasmë madhështore ku kurorëzoi dashurinë me këngëtaren Xhensila Myrtezai, dhe tani pas muajit të mjaltit ai është kthyer në Shqipëri.

Por sot aktori ka rastisur me një profil fallco që mban emrin e tij dhe bën postime në emër të tij.

Besi ka postuar profilin dhe shkruan se personi do mbajë përgjegjësi për çdo gjë të publikuar.

“Kjo faqe e hapur në FB me emrin tim, përveç se nuk ka asnjë lidhje me mua, do mbajë përgjegjësi për çdo gjë të publikuar sikur në emrin tim. Ju lutem miqve t’i bëjnë report”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm