Është bërë plot një vit qysh kur aktorja e famshme kosovare Teuta Krasniqi, është bërë nënë për herë të dytë e një vajze bukuroshe, që i la emrin Kaia.
Tani ajo ka dy bija, Tarën nga martesa me këngëtarin Blero Muharremi dhe Kaian, nga martesa me Adonis Morinën.
Pa dyshim Kaia është ndër fëmijët më të bukur e të ëmbël të të famshmëve shqiptarë, e këtë e dëshmojnë edhe fotografitë që Teuta ka publikuar në Facebook, për të shënuar ditëlindjen e saj.
Madje, urimi që Teuta i ka thurur asaj, ka elemente poetike dhe është shumë i vecantë e i bukur.
“Shpirti mamit, sot është festa jote, sot është ditëlindja jote e parë. Sot një vit erdhe në këtë jetë për të na përmbushur shpirtin tonë me lumturi, për ta kompletuar familjen tonë dhe për t’i dhënë formën e duhur portretit tonë familjar. Kaia shpirti mamit, je si rreze dielli dhe si fllad pranvere që ta kënaqë shpirtin. Je plot dashuri dhe ëmbëlsi. Je ti ajo që sjell veç kënaqësi dhe lumturi. Urime ditëlindja e parë, sugaresha jonë. Paç shëndet, dashuri të pafund, shumë gëzime dhe lumturi. Qofsh e lumtur bashkë me motrushin Tarushin, mamin, babin dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Të duam pafundësisht ëmbëlsira jonë. Zoti të bekoftë”, ka shkruar Teuta. /Prive.al