Emocionohet Lyrical Son: Këto janë fjalët që i thotë gruas (FOTO)

By

Repri kosovar Festim Arifi i njohur me nofkën Lyrical Son, përveç se shumë i dashur me publikun e fansat e muzikës së tij, është një njeri jashtëzakonisht i përkushtuar në familje.

Ai është i martuar me Gresën, me të cilën ka një vajzë shumë simpatike, të quajtur Eva.

Pjesën familjare, reperi nuk e mbanë larg publikuat, duke shprehur gjithmonë dashurinë që ka për ta, dhe duke treguar kujdes në data të veçanta.

Vend të posaçëm në zemrën e tij ka Gresa, me të cilën të mërkurën ka festuar pesë vjetorin e martesës, rast ky që nuk kishte se si të mbetej prapa perdes.

Lyrical Son për këtë ditë speciale, ka zgjedhur që gruan ta urojë përmes rrjeteve sociale, sic edhe është bërë tashmë praktikë në mesin e të famshëmve, e shumë njerëzve që janë përdorues të tyre.

“5 Vjet Dashni, 5 Vjet Bashk’, 5 Vjet Unë e Ti hahah..! Çdo ditë e më shumë e shoh që t’du shumë e më shumë se dje. Urime 5 vjetori gjysma ime, ishalla jemi bashk’ edhe 100 tjera. T’Don Misifi”, ka shkruar reperi, duke e shoqëruar urimin me një fotografi të ciftit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm