Tuna jep dëshmi që Tian i ka ngjarë asaj

By

Nëpër imazhe e video të publikuara në instagram, fansat e saj por edhe e mediat, aluduan se Tian, vogëlushi 2 muajsh i këngëtares Tuna Sejdiu, po i ngjanë babait të tij, bateristit Patris Berisha.

Por në këtë rast, Tuna e dëshmon se Tian është më shumë kopje e saj dhe se gjenet e kanë kryer punën e vet sa i përket vogëlushit.

Këngëtarja ka gjetur një imazh të sajin të vjetër, ku në duar mbahet nga nëna.

Këtë fotografi Tuna e ka publikuar në rrjete sociale, ku mund të vërehet se në këtë moshë që kanë, Tian e Tuna janë tejet të ngjashëm.

Gjithsesi, me dy prindër të bukur siç i ka Tiani, cilitdo që t’i ngjajë do të dilte fitues, e sidomos nëse merr si kombinim tiparet e Tunës e Patrisit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm