Emina uron për pavarësinë: “Mbaj mend nënën që vishte dhe ushqente refugjatët e Kosovës”

By

Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, modelja Emina Çunmulaj, ka uruar të gjithë shqiptarët duke ndarë edhe një kujtim të hidhur.

Pas sulmeve të serbëve, shumë shqiptare u dyndën në shtetet fqinje për të kërkuar shpëtim. Një nga vendet që pati ardhje të madhe të refugjatëve ishte edhe Mali i Zi, prej nga është edhe modelja.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, modelja kujton fmëijërinë e saj duke parë shumë refugjatë si në vendin e saj ashtu edhe në televizor.

“Kujtoj nënën time që ushqente dhe vishte refugjatë të Kosovës në shtëpi dhe babain tim me fshatarët e tjerë që përpiqeshin t’u gjenin vende të sigurta ku mund të rrinin”, shkruan ajo ndër të tjerash.

“Kjo është arsyeja pse sot festoj për të gjitha vëllezërit dhe motrat e mia në Kosovë”, përfundon ajo. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm