Modelja shqiptare Emina Çunmulaj gjithashtu ka uruar festën për të gjithë besimtarët e fesë islame.
Nga Malësia e Madhe ku ka arritur pak ditë më parë për pushime ajo ka postuar një video në rrjetin social Instagram.
Në të vëllau i modeles shihet në natyrë nën tingujt e muzikës folklorike shqiptare. ‘Me shnet Kurban Bajrami nga Malësia e Madhe’ – ka shkruar Emina në postimin e saj.
Ndryshe modelja njihet për kultivimin e vlerave të kulturës shqiptare duke mos harruar asnjëherë vendlindjen e saj.
Në dasmën me miliarderin amerikano-iranian Sam Nazarian pak muaj më parë, Emina kremtoi nën tingujt e muzikës dhe traditës shqiptare. /Prive.al/