Se Emina Cunmulaj është shumë aktive në rrjete sociale, për këtë nuk kemi dyshim.
Ajo vazhdimisht ndan pjesë nga përditshmëria e saj në rrjete sociale duke i mbajtur të informuar ndjekësit e shumë me çdo detaj.
Por luksi dhe jetesa si miliardere nuk janë të vetmet pjesë që mbulon Emina përmes rrjeteve sociale.
Si pjesë e iniciativës ‘Fundjavë ndryshe’, ajo ka ndarë me ndjekësit pamje të varfërisë së skajshme në Shqipëri.
Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer dikujt prej ndjekësve që e kanë kritikuar se po ofron imazh të keq për Shqipërinë për qindra mijëra vetë që e njohin.
E reagimi i modeles ka qenë i shpejtë përmes InstaStory ku ka dhënë komentin e saj mbi këtë akuzë. Ndiqni të plotë reagimin më poshtë. /Prive.al