Emina, një malësore e vërtetë! (VIDEO)

By

Kush tha që martesa me një hebre dhe jetesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndikoj që të zbehen traditat shqiptare ?!

Kjo mund të vlej në shumë raste por në asnjë mënyrë për super modelen Emina Çunmulaj e cila gjithmonë është dëshmuar si person që nuk harron rrënjët e origjinës.

E këtë bindje ajo po ia mishëron edhe vajzës së saj, Ella Faria Nazarian që në ditët e para të jetës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Emina shihet teksa e qetëson vajzën duke kënduar ‘Moj e mira e bregut të Cemit’, megjithëse as vetë deklaron se nuk e di saktë tekstin e plotë.

Ky gjest është pëlqyer nga komentues të shumtë të cilët modelen e kanë komplimentuar për faktin se nuk harron traditat. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm