10 vite së bashku: Albani shpalos ndjenjat edhe njëherë tjetër për Miriamin

By

Dyshja e njohur e skenës sonë, Alban Skenderaj e Miram Cani pa pikë dyshimi janë njëri prej çifteve më ta dashur e më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Një lidhje mjaft e fortë e cila sot arrinë jubileun e saj të 10-të.

Albani me këtë rast të veçantë zgjodhi të hapë përsëri zemrën e t’ia kujtojë të dashurës së tij atë çfarë ai realisht ndjenë.

“Sot 10 vjet nga dita qe te njoha! 
Vite qe iken midis sfidave, aventurave, dhimbjes dhe lumturise, por mbi te gjitha DASHURISE.
Ti je pjese e imja, pjese e trupit dhe shpirtit tim! Pa ty nuk kam orientim, je ti ylli im polar, drita ne erresire, uji ne shkretetire, dielli ne dimer dhe shiu ne vere! 
Te kam dashur ne cdo frymarrje dje, te dua njesoj sot dhe ne shekujt ne vazhdim ……” shkroi këngëtari nw postimin e tij të fundit në Instagram.

Kujtojmë se dyshja ka kohë që janë bërë edhe prindër të një vajze të cilën e kanë emëruar, Ameli. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm