Emina merr akuza mjaft të rënda nga një ndjekëse në Instagram: Ja si i përgjigjet ajo

By

Modelja e njohur Emina Çunmulaj për shumë persona është një model i femrës së suksesshme e që duhet ndjekur hap pas hapi por një mendim të tillë duket se nuk e kanë shumica prej femrave që ndjekin atw nw Instagram.

Me postimet e saj të shpeshta Emina duket se e ka irrituar aq shumë një ndjekëse sa që ajo është detyruar edhe t’i shkruaj e mes tjerash edhe ta fyej atë.

Akuzat kryesore ishin se pse po e shfaqte aq shumë jetën luksoze e gjëra të tilla pasi që një ditë të gjitha ato nuk do t’i merrte me vete ashtu siç i ka ndodhur edhe mamamsë së saj e cila ka ndërruar jetë më parë dhe nuk mori asgjë në tjetrën botë.

Këto akuza mjaft të rënda e irrituan shumë edhe modelen e cila fillimisht i kishte replikuar asaj në e-mail duke vazhduar edhe me rrjetet sociale ku vazhdonte ta fyente vajzën e cila të njejtën gjë i bëri pak më parë.

Rrjetet sociale sa të mira, po dalin të jenë edhe aq të këqija kjo pasi shpeshherë ato po shndërrohen në mollë sherri për shumë persona të cilët shkaku i tyre po hyjnë në probleme të cilat mund t’i shmangnin shumë lehtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm