Mozzik i gatshëm: Kënga publikohet në mesnatë!

By

Në minutat e parë të datës 27 Korrik, reperi i njohur shqiptar Mozzik, lanson këngën e tij të re.

Reperi që ka pak kohë që ka dalë i rebeluar nga menaxhmenti i dikurshëm, ka nisur kompaninë e tij muzikore “2 euro music”, që po del të jetë tejet e suksesshme.

Pas “Madam”, një këngë që e shndërroi në hit e bëri bujë, Mozzik ka paralajmëruar këngën e tij të re, që do e lansojë me klip menjëherë pas mesnatës së të enjtes.

Përndryshe, Prive ka muaj që e ka zbuluar se ai dhe e dashura e tij Loredana Zefi, janë në pritje të një bebeje e edhepse asnjëri nga ta nuk e ka konfirmuar shtatzëninë, imazhet e publikuara në rrjete sociale, tregojnë që Loredana është në pritje të ëmbël sepse ka shtuar goxha peshë.

Unë e di që jeni gati ndoshta pak vonë amo ka m‘ja vleeeejt! Sonte pas mesnate 00:03 #Papa lajmro kon e ki afer”, ka shkruar Mozzik ne Instagramin e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm