Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është në mesin e personave që në vazhdiëmsi ka ngritur pikëpyetje sa i përket pandemisë COVID-19.
Njejtë ka vepruar edhe sot ku përmes rrjeteve sociale ka shtruar disa pyetje që ndërlidhen me menaxhimin e situatës.
Teksa shfaq pjesën e gjelbërt të rrethuar me hekura, Çunmulaj thotë se njerëzit duhet lejuar që të dalin të paktën për një kohë të caktuar.
‘Seriozisht? Askush nuk do të kapë duart apo të përqafojë të tjerët. Përse nuk i leni njerëzit të dalin për ecje? Oksigjeni i oqeanit nuk do të vrasë njeri. Njerëzit duhen të lejohen jashtë dhe të marrin frymë. Sipas ekspertëve në Kaliforni është më mirë për sistemin imunitar të qëndrojmë brenda (në shumë raste apartamente) për dy muaj nëvend që të dalin jashtë dhe të marin ajër të freskët oqeani. Krejt çka mund të them është se jetojmë në një botë me njerëz të sëmurë të udhëhequr nga paraja që nuk ndalen me asgjë’ – shprehet modelja në postimin e bërë.
Ndonëse vetë ka një oborr të madh në të cilin mund të shijojë natyrën duke e bërë karantinën më të lehtë, duket se Emina qan hallin e të tjerëve në këtë periudhë që ka nisur të bëhet vështirë e përballueshme në shumë aspekte. /Prive.al