Emina e ‘kallë’ me këngë serbe (VIDEO)

By

Vazhdimisht në rrjete sociale shfaq krenarinë e të qenurit shqiptare dhe madje këtë ndjenjë, modelja Emina Çunmulaj po ia përcjellë edhe vajzës së saj, Ella Faria Nazarian që në muajt e parë të jetës me ninulla e fjalë shqipe.

Por, patriotja nga Malësia duket se nuk e ka problem të shijojë tingujt e muzikës serbe, posaqërisht nga artistë kontravers kur është fjala tek çështja e Kosovës.

Në një video të postuar në Instagram nga Ivana Korab, mikesha serbe e modeles shqiptare, dy bukuroshet shihen teksa shijojnë produktet muzikore të Marija Serifovic, fitueses së Eurovisionit në vitin 2007.

Kjo ka bërë që të vërshojnë komentet ne dozë kritike të cilave Ivana i është përgjigjur me diskursin e zakonshëm që muzika bashkon dhe nuk duhet të ndajë popujt, me theks të veçantë atyre të Ballkanit.

Ndryshe, Serifovic që zgjoi krenarinë serbe në periudhën e vështirë në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka mbajtur qëndrim stoik kundër Kosovës teksa njihet edhe për provokimin e pastër me simbolin e tre gishtave kur në 2007-tën pranoi 12 pikë në votim nga Bosna dhe Hercegovina. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm