Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, po vazhdon jetën e saj luksoze përtej oqeanit e pranë më të dashurve të saj.
Dita e fundit e gjeti atë të ‘angazhuar’ me një vizitë në njërin prej vendeve më të rëndësishme në SHBA.
Emina ishte e ftuar së bashku me familjen e saj në një vizitë në “Shtëpinë e Bardhë” teksa momentin në fjalë e pasqyroi edhe në profilin e saj në Instagram.
Vlen të theksohet se modelja është ndër të paktat femra shqiptare që ka shkelur në këtë vend të rëndësishëm e natyrisht se këto favore po i përjeton edhe falë ndikimit që ka bashkëshorti i saj në sferën biznesore atje. /Prive.al/