Këto janë edhe fotografitë e para profesionale me stilin e ri të flokëve.
Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj, ka realizuar një set fantastik në studion e fotografit të njohur Fadil Berisha në New York.
Ajo promovon për mrekulli flokët e shkurtra, të cilat po i shkojnë jashtëzakonisht shumë. Madje mund të themi se ka kaluar goxha kohë qysh kur e kemi parë Eminën në një set fotografik, meqë së fundmi, ajo po kalon shumë më shumë kohë me familjen e saj, në përkujdesje të dy vajzave, Ellas dhe Mias.
Për t’i shtuar kësaj faktin se modelja të bijat e saj i ka sjellë për vizitë në Malësinë e Malit të Zi, aty ku Emina është lindur e rritur. /Prive.al