Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, ka pasur arsye të dyfishtë për te festuar gjatë ditës së djeshme.
Ajo ka pritur vitin e ri 2018-të në krahët e bashkëshortit dhe për të festuar kishte edhe një tjetër arsye.
Emina ka shënuar përvjetorin e tetë të lidhjes së saj me biznesmenin izraelit Sam Nazarian, me të cilin ka 2 vjet që është martuar e ka një vajzë, ndërsa po pret fëmijën e dytë.
Dyshja kanë festuar dje nën shkëlqimin e fishekzjarrëve ndërsa me të shënuar 12-të, ata janë puthur me pasion e gjithçka nga kjo natë Emina e ka dokumentuar me video në Instagram. /Prive.al