Emina Çunmulaj e humb fare, bën namin për fitoren e Kroacisë ndaj Anglisë

By

Ajo e ka përcjellë me shumë pasion këtë kampionat botëror dhe po ashtu, edhe vajzën e saj Ellën e ka pasur krah të dytë.

Emina Çunmulaj, modelja shqiptare me famë botërore, derisa po shijon pushimin e lehonisë, e ka shfrytëzuar këtë kohë që të bëjë tifo për ekipet e saja të preferuara në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi.

E derisa e kishte çuar vajzën në shkollë, ajo po ndiqte me pasion këtë ndeshje të gjysmë finales.

Dhe me sa duket askish s’i është gëzuar fitores së Kroacisë si Emina! Modelja ka bërë namin në Instagram duke e festuar fitoren e këtij vendi europian. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm