Emily Ratajkoëski mori famë pasi kërceu nudo në videoklipin e Robin Thicke, “Blurred Lines” dhe që nga ai moment, u kthye në simbol seksi prej fotove të pafundme gjysmë zhveshur që postonte në Instagram. Sot, kur hedh sytë pas, modelja mendon se s’duhet ta kishte ngritur në piedestal seksualitetin e saj.
Të shtunën, Emily postoi një foto të sajën kur ishte 14-vjeçare dhe e shoqëroi me një mesazh për adoleshentët e brezit të ri.
“Dikur ua tregoja njerëzve me qejf këtë foto timen nga kur isha 14 vjeçe sepse vërtetoja që kam trup natyral,” shpjegon ajo. “Tani më trishton fakti që një foto e tillë ekziston. Jam thjesht një fëmijë në këtë foto dhe do të doja që bota të më kishte inkurajuar asokohe të isha diçka më shumë se sa thjesht një trup i bukur.”
“Sidoqoftë, mendoj se jam fuqizuar goxha përmes trupit dhe seksualitetit falë platformave si Instagrami dhe modelingut,” vijoi Emily. “Për fat të mirë, kam zbuluar pjesë të miat që janë më të rëndësishme se të qenit seksi, por nëse një 14-vjeçare po e lexon këtë mesazh, mos u shqetësoni fare për mënyrën si dukeni.”