Ishte vera e vitit të kaluar kur Prive zbuloi bashkëpunimin ndërkombëtar të Elvana Gjatës, që do pasonte ‘Forever is Over’.
Një duet me reperin TyDolla Sign ishte bërë gati tash e një kohë dhe në bazë të strategjisë së menduar për synimet efamës ndërkombëtare, tashmë është gati për publikim.
Kënga do lançohet me datë 6 Prill bashkë me videoklipin e realizuar përtej oqeanit.
‘Shumë emocionuar që bota do dëgjojë këtë projekt’ – shprehet Elvana në postimin e bërë ku ka shuar kuriozitetin duke ndarë një sekuencë të këtij projekti.
Mbetet të shihet impakti i kësaj kënge që duket të jetë premtuese… /Prive.al