Një prej hiteve të pakontestueshme që pritej gjatë më në fund u publikua!
Kënga ‘Lejla’ nga Elvana Gjata, 2po2 e Capital T në pak ditë nga publikimi vulosi faktin se është sukses diskografik që mbetet në memorie gjatë për artistët e fansat.
Krahas muzikës, ajo që ra në sy ishte edhe videoklipi, komplet risi për tregun shqiptar i cili nuk kishte dëshmuar ndonjëherë investim të tillë dhe transformim të tre mjeteve të transportit.
Por, për skenat e videoklipit përpos mund, kohë e përkushtim duket se është ‘investuar’ shumë edhe në guxim, posaqërisht nga këngëtarja Elvana Gjata.
Skena mbi tren ka qenë pa dyshim një prej pjesëve më të vështira të xhirimeve falë formës që paraqet vështirësi për mbajtjen e ekuilibrit sidomos kur edhe takat shtojnë komplikimin.
Vetëm një rrëshqitje nga pjesa e pjerrët e trenit do rezultonte problem për këngëtaren e cila këtë pjesë e ka përmendur edhe në rrjetin social Instagram. /Prive.al/