Ekskluzive: Ja çfarë po ‘fsheh’ Dafina nga puna në Amerikë

By

Pak ditë më parë, artisti shqiptar me banim në Suedi, Gëzim Gashi në një foto përkrah Dafina Zeqirit paralajmëroi gjëra tejet të bukura që do vijnë shpejt nga këngëtarja.

E duket se puna intenzive për muaj të tërë rresht nga Dafina do të lë pa fjalë shumëkë meqenëse sukseset duken të jenë përtej pritshmërive.

Nga burime të afërta me këngëtaren, Prive.al ka arritur të mësoj se sipas të gjitha gjasave, projekti debutues ndërkombëtar për Zeqirin do jetë në bashkëpunim me French Montanan.

Po, e lexuat mirë! Reperi me origjinë nga Maroku i njohur për bashkëpunimin me Drake tek ‘No Shopping’ po përflitet se do jetë emri në projektin e ri të Dafinës dhe lidhja ka ndodhur falë bashkëpunimit me rrethin e njejtë të producentëve.

Dyshimet shtohen për faktin se këto ditë, Dafina ka xhiruar në Los Angeles videoklipin, që përkon saktësisht me po të njejtin vend dhe kohë kur xhirime ka pasur edhe French Montana gjithashtu me po të njejtin ekip të producentëve teksa dyshja edhe kanë shkëmbyer pëlqime në Instagram.

Jo zyrtarisht, Prive.al ka mësuar edhe titullin e bashkëpunimit. ‘Four season’ mendohet të jetë emri i këngës së denjë për debutimin ndërkombëtar të Dafinës, cak të cilin e ka synuar këngëtarja tash e një kohë. Mbetet të shihet me kohën se si do jetë rrjedha e punëve. Çdo gjë pritet të sqarohet brenda javëve dhe planet e mbajtura sekret do jenë produkte të gatshme për publikun. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm