Të dielën që lamë pas, këngëtarja Elvana Gjata pari rikthimin e saj me një koncert të madh të organizuar nga Anita Haradinaj, për nder të Pavarësisë së Kosovës.
Gjata këndoi këngët e albumit të saj të fundit, ndërsa koncertit ia bashkëngjiti një numër këngësh shqipe të kënduara nga ikona të muzikës shqiptare.
Por siç merr vesh Prive, kjo s’është e tëra pas rikthimit të saj.
Elvana Gjata këto ditë do të nis xhirimet e klipit të ri, ku do bashkëpunojë me Sellmën dhe Kacin – dy stilistët e saj besnikë, ndërsa detajet e këngës mbahen të fshehura, të paktën tani për tani. /Prive.al