3 shkurti i 2018-s, për Elvanën nuk do të shënoj vetëm një festë ditëlindjeje por edhe rikthimin në diskografinë shqiptare me mini albumin Live “3”.
Prezantimi i saj u bë në mënyrë unike, me 100 të ftuar të këngëtares e me një ambient të ngrohtë.
Tashmë të gjitha këto këngë janë të ngarkuara në YouTube, e për të është shprehur se e kishte ëndërr qysh nga periudha kur bëri sesionin e parë akustik.
Pasi e përfundoi me sukses këtë mision, Elvana ka një tjetër surprizë. Artistja e njohur është duke punuar në albumin e saj të parë për diskografinë ndërkombëtare, të cilës do ti paraprij një këngë ritmike e me një videoklip fantastik.
Lançimi i saj pritet të bëhet shpejt, edhe pse akoma nuk ka ndonjë datë se kur do të publikohet./Prive.al