Elvana Gjata, Alaudin Hamiti e Valdrin Sahiti në një vend – diskutim i vonshëm për…

By

Elvana Gjata pritet të mbajë një koncert madhështor për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Klan Kosova.

Nën patronatin e Anita Haradinajt, bashkëshortes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, kjo festë e organizuar në Klan Kosova do shoqërohet nga këngët e bukura të Gjatës.

Dhe meqë data e rëndësishme ka afruar, Elvana Gjata bashkë me Moderatorin Alaudin Hamiti kanë diskutuar mbrëmë deri në orët e vona për mbarëvajtjen e koncertit.

Derisa është Valdrin Sahiti ai i cili në profilin e tij në Instagram, ka publikuar një video nga ky debat i vonshëm, duke cituar shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë si Mitrush Kuteli, Ali Podrimja e Ismail Kadare.

Elvana Gjata do performojë në Qendrën Kulturore në Klan Kosova me 17-të Shkurt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm