Këngëtarja Elvana Gjata nesër (02 gusht 2019) do të paraqitet në skenën e Sunny Hill Festival.
Portat e këtij festivali që do të zhvillohet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë pritet të hapen në ora 12:00 dhe Elvana Gjata do të këndojë aty pas këngëtares amerikane Miley Cyrus.
Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet duke i bërë përgatitjet në prag të festivalit.
“Sunny Hill Festival a jeni gati?” ka pyetur ajo.