Elton Deda thumbon motrat Istrefi (VIDEO)

By

Mbrëmë u mbajt gjysmëfinalja e “The voice of Albania” . Fatkeqësisht nuk patëm finalist nga Kosova përkundër faktit që konkurentët pjesmarrës ishin mjaft të fortë.

Ishte Elbunit Krasniqi nga skuadra e Genc Salihut i cili ishte një nga pretendentët për finale, madje edhe për fitore, por ja që ndodhi e kundërta, ai u diskualifikua për të lënë kështu Tiri Gjocin dhe Lorenc Hasramën nga skuadra e Sidrit Bejlerit si finalist të natës së fundit në “The voice of Albania” që mbahet të premten e ardhshme.

Të shumtë ishin zërat që favorizuan pjesmarrësit nga Kosova, sidomos ata nga skuadra e Gencit por nuk munguan as reagime nga artist të njohur.
Është Elton Deda ai që ka favorizuar së tepërmi një nga përformancat e vajzës nga Gjilani Ernesa Surdulli e cila u diskualifikua në natën çerek finale.

Ai nëpërmes një postimi në facebook, ka shpërndarë përformancën e vajzës 16 vjeçare duke ironizuar kështu diskualifikimin e saj me atë që këngëtarja e re në moshë nuk është “Stil i Istrefave”.

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i Genc Salihut teksa fajin për diskualifikimin e Erneses i ka lënë publikut duke u shprehur “Kjo ishte bisha! Publikut i duhet pak iluminim”

Prive ju sjell postimin e plotë të Dedës  në llogarinë e tij në facebook./PRIVE.AL/

f305f21f128f7e2e3c49808b6d89be0cac9132c133018ffaaa11604654b1e4e4

Artikuj të ngjashëm