Elon Musk mbetet zyrtarisht i ‘pastrehë’

By

Elon Musk ka përmbushur premtimin e tij të dhënë vitin e kaluar që të mos zotërojë shtëpi.

Bosi dhe miliarderi i Tesla-s shiti rezidencën e tij prej 1,114 metrash katrorë në Hillsborough, Kaliforni, një enklavë e pasur e Silicon Valley në jug të San Franciskos. Prona u shit për 30 milionë dollarë, pasi fillimisht u listua për 37.5 milionë dollarë, kur Musk njoftoi shitjen përmes Twitter në qershor, dhe përfundimisht u rishikua për 31.99 milionë dollarë në tetor, sipas të dhënave në MLS.

Identiteti i blerësit nuk është bërë publik dhe agjentët e listimit të pronës, Brent & Mary Gullixson nga Compass, nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Musk, 50 vjeç, ka njoftuar më parë se prona prej 19 hektarësh ishte “shtëpia e tij e fundit” në Kaliforni pasi shiti pronat e tij të tjera në shtet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm