Eliza Hoxha e trishtuar për vdekjen e Arzana Krajës: Ma këpute shpirtin

By

Regjisorja nga Prishtina, Arzana Kraja, është gjetur e vdekur sot në orët e paradites në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një reagimi publik.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjith bashkëpunëtorëve!”, thuhet në reagimin e QKK.

Pas këtij lajmi të trishtuar, ka reaguar këngëtarja e njohur shqiptare, Eliza Hoxha, e cila bëri një postim në Facebook, duke shkruar: “Ah bre Arzanë kaq herët? Ma këpute shpirtin”.

Hoxha ngushëlloi familjarët, kolegët dhe miqtë e saj.

Raportet policore pranuan informatën për trupin e pajetë në lagjen Kalabria rreth orës 9 të mëngjesit.

Gjendet e vdekur regjisorja Arzana Kraja

Artikuj të ngjashëm