Eli Fara jo më vetëm

By

E kemi parë shpesh në projekte të reja së fundmi solo.

Por këngëtaren e mirënjohur Eli Fara më nuk do ta shohim si të tillë në këngën pasuese.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka deklaruar se në projektin e ri nuk do të jetë vetëm por në bashkëpunim.

Duke qenë se bëhet fjalë për një duet të fuqishëm, këngëtarja nuk ka dashur të ekspozojë kolegun/en me të cilën do sjell bashkëpunimin duke ia lënë kohës.

Projekti nuk dihet saktë kur do të publikohet por mbase po pritet që Eli t’i rregullojë problemet me kanalin e saj zyrtar në Youtube, i cili tash e një kohë është bllokuar shkaku i ‘rënies ndesh me politikat e platformës’. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm