Këngëtarja Elhaida Dani, prej kohësh po shijon romancën e saj të re të dashurisë me balerinën Ledian Agallijaj.
Dyshja kanë gëzuar vëmendjen e ndjekësve që prej bërjes publike të lidhjes së tyre.
Për më tepër, Elhaida është përfolur së fundmi se po e shijon periudhën e pritjes së ëmbël.
Por, ajo u dha fund këtyre aludimeve përmes një interviste, duke mohuar të jetë shtatzënë.
“Nuk jam, nuk jam, por nëse do të vijë momenti do ua them me shumë dashuri”, tha ajo.
E kur u pyet nëse kjo gjë është në planet e tyre, Elhaida nuk pranoi të zbulonte më shumë detaje.
“Tani nuk do të them edhe shumë gjëra”, përfundoi ajo.