Këngëtarja Elhaida Dani dje ka shkuar në Vienë, vendin ku do të mbahet këtë vit festivali më i madh i muzikës Europiane.
Përfaqësuesja shqiptare sot ka bërë edhe provat e para në skenën gjigante. Një pjesë e shkurtër e këtij interpretimi është publikuar në kanalin e Eurovision.
Shqipëria këndon në natën e parë me datë 19 maj.
Mediat ndërkombëtare kanë përkrahur ‘I’m alive’ e rezultatin final do e kuptojmë me datë 23 të këtij muaji./Prive.al