Eleni Foureira me sukses ndërkombëtar – për çfarë bëhet fjalë?

By

Këngëtarja shqiptare me famë dhe karrierë të suksesshme në Greqi, Eleni Foureira po vazhdon të bëjë bujë me muzikën e saj.

Së fundmi ajo u bë artisja e parë nga Greqia duke fituar vlerësimin dixhital diamant për albumin e saj “Poli Ploki”.

E menaxheri i Elenit, George Arsenakos, duket t’i jetë gëzuar fort suksesit ndërkombëtar të artistes.

“Nëse më pyesin se nga është bërë një diamant, më vijnë në mendje katër fjalë: dashuri, mirënjohje, krenari dhe besim.

Krenar për një moment kaq madhështor që u ndal në rrugëtimin tonë muzikor! Mirënjohje për të gjithë ata që mbështesin çdo hap të këtij rrugëtimi! Besimi tek njëri-tjetri pa humbur asnjë minutë. Dashuri për këtë vajzë, e cila u bë artistja e parë femër nga vendi ynë me një album dixhital diamanti”, shkroi ai në një postim në Instagram.

 

Artikuj të ngjashëm