E mbështeti Elon Musk, ky është personi më i urryer në Twitter

By

Për vite me radhë, Jack Dorsey shihej si një lloj i Steve Jobs-it të ardhshëm. Tani, bashkëthemeluesi i Twitter ka fituar urrejtjen e njerëzve që punojnë në atë rrjet social, ndër të tjera, për mbështetjen e blerjes së tij nga Elon Musk.

“Jack është i urryer në Twitter,” tha një burim i afërt për New York Post. “Ata fajësojnë Jackin për atë që ndodhi me marrjen e kompanisë nga Elon. Parag Agrawal – tashmë ish-shefi i Twitter – dhe bordi mendon se ai është një personazh vërtet i keq.”

“Vetëm shikoni çmimin e aksioneve përpara se Elon ta blinte atë. Ishte rreth 37 dollarë dhe kishte qenë i sheshtë për rreth 10 vjet. Kompania nuk ishte rritur sepse Jack po udhëtonte me avionin e tij i rrethuar nga modele,” tha burimi. “Por askush nuk shkroi se çfarë rrëmujë ishte kompania, sepse të gjithë e adhurojnë Dorsey-n dhe mendojnë se ai është Steve Jobs i ardhshëm.”

Pas bashkëthemelimit të Twitter në 2006 me Biz Stone, Evan Williams dhe Noah Glass, “Jack nuk flet më me asnjë nga bashkëthemeluesit e tij të Twitter,” tha një burim tjetër.

“Jack gjithmonë duket se është pararojë e gjërave që do të vijnë. Dieta e tij, biohacking, agjërimi: ai është gjithmonë një nga të parët që bën gjëra. Ajo që ai bën do të shihet si ‘cool’ tre vjet më vonë”, u shpreh një tjetër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm