Moderatorja shqiptare Luana Vjollca, ka një paraqitje gjithnjë në top formë, elegante dhe glamuoze.
Sportive s’e kemi parë thuajse asnjëherë, ngase moderatorja e emisionit “Shiko kush Luan”, paraqitet gjithnjë e kuruar.
Por kjo s’do të thotë që atë nuk e shohim edhe në xhinse dhe si një vajzë të thjeshtë.
Luana ka pozuar në zyrën e saj e veshur me xhinse dhe një bluzë të bardhë verore e me sandale. Ky imazh të jep përshtypjen se është realizuar dikur në verë, por moderatorja zgjodhi ta publikonte tash. /Prive.al