Kushdo që ndjek këngëtaren e mirënjohur Zanfina Ismaili në rrjete sociale, me theks të veçantë së fundmi vëren një tendencë – dëshirën e Zanit për të treguar se është beqare.
Këtë këngëtarja e nënvizon vazhdimisht përmes postimeve, komenteve e statuseve por një video të cilën e ka siguruar Prive.al nuk është se shkon në sinkron me këto deklarata.
Mbrëmë në orët e vona, Zanfina është ‘kapur’ nga kamerat nën shoqërinë e një mashkulli në lagjen Arbëria të Prishtinës.
Afërsia e madhe e dyshes që vërehet qartë në videon e shkrepur vë në pikëpyetje faktin se a bëhet fjalë për ndonjë familjar a mik apo për raport që tejkalon suazat familjare e miqësore.
Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer për Prive.al se kjo nuk është hera e parë që dyshja shihen së bashku meqenëse edhe paraprakisht, Zanfina ka frekuentuar këtë pjesë tek komplekset e reja banesore në Arbëri.
Ndryshe, Ismaili ka kohë që dihet publikisht se është beqare, pas daljes nga një lidhje e gjatë prej së cilës më kurrë nuk është përfolur për romanca të reja. /Prive.al/