Ekskluzive: Harry dhe Meghan në pritje të fëmijës së parë

By

Dukesha e Sussex është shtatzënë dhe pritet të bëhet nënë prenverën që vjen, ka bërë të ditur Pallati Mbretëror Kensington.

“Shkëlqesia e tyre Duka dhe Dukesha i Sussex janë tejet të lumtur t’ju njoftojne se Duka dhe Dukesha janë në pritje të ardhjes së një foshnje në pranverën e 2019-ës” thuhet në njoftim.

Lajmi është bërë i ditur pasi Meghan dhe Harry kanë nisur turneun e tyre të parë mbretëror në Australi.

Duka dhe Dukesha i Sussex kanë arritur në Sidnei ku edhe kanë filluar vizitën e tyre zyrtare për në Australi, Fiji, Tonga dhe Zelande të Re.

Udhëtimi 16 ditor do të zhvillohet në kohën kur organizohen “Invictus Games” dhe përfshinë dhjetëra vizita zyrtare.

Artikuj të ngjashëm