Nëse vera e vitit 2015 do mbahet mend për diçka tjetër përpos hiteve të shumta, atëherë pa dyshim se ‘skandali’ i bisedave mes Agon Amigës dhe Afërdita Dreshajt qëndron në krye.
Pak u kuptua nga kjo ngjarje që doli në media teksa vetëm një gjë u morr vesh sigurt, se Agon Amiga më pas u nda nga bashkëshortja.
Për të folur rreth kësaj çështjeje, Agon Amiga është nesër i ftuar ekskluzivisht në Prive. Reperi i njohur do të tregoj se cila është e vërteta, çfarë roli ka pasur modelja shqiptare në ngjarje dhe jo vetëm kaq.
Në intervistën me gazetarin Vlorijan Halili, Agoni gjithashtu do tregoj se a ekziston mundësia e ribashkimit me gruan e tij Egzonën dhe si po ndihet tash si beqar.
Rrafshi profesional, respektivisht projektet e planifikuara për këtë vit gjithashtu do jenë pjesë e intervistës që transmetohet në Prive.
Historia e pathënë kuptohet nesër me fillim nga ora 19:00.