Era Istrefi është gati për koncertin e saj i cili mbahet nesër në Dubai.
Këngëtarja e cila arriti famë botërore me projektin “Bonbon”, e shoqëruar nga Nora Istrefi, Robert Berisha, Sellma, Kaci, DJ Kont dhe disa të tjerë, udhëtoi drejt Dubait për dy koncerte të cilat po i mbanë për herë të parë në këtë shtet.
Në disa fotografi të postuara nga Era në Instagram, ekipa shihet e lumtur dhe shumë gati për ta mbështetur këngëtaren nesër gjatë performancës së saj.
“Dubai gang wassgood”, shkroi artistja nën imazhet e postuara./Prive.al