Egzona konfirmon shtatzëninë, Albatrit Muqiqi po bëhet sërish baba

By

Egzona Muqiqi, bashkëshortja e Albatrit Muqiqit, e ka konfirmuar shtatzëninë e dytë përmes disa fotografive të postuara në llogarinë e saj në Instagram.

Prive raportoi ditë më parë se ajo është shtatzënë por çifti e mbajti të fshehur deri tani.

Megjithatë, kësaj radhe, burime të Prive kanë thënë se Egzona është në pritje të binjakëve.

Egzona dhe Albatriti janë prindër të një vajze me emrin Amelia.

Urime çiftit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm