Pasi publikoi fotografinë me të dashurën, Skerdi flet edhe në intervistë për vajzën që i vodhi zemrën

By

Me pak turp dhe pak i tërhequr, për herë të parë këngëtari shqiptar Skerdi Ago, foli për të dashurën e tij të cilën e  prezantoi me fansat në natën e dasmës së Gjikos.

Krijuesi i hitut ‘Si Bugatti’, i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, Skerdi ka folur për fotografinë që u shndërrua në senzacionin e natës.

https://www.instagram.com/p/Bn__Ga6jCZf/?taken-by=skerdiago

Ai prezantoi të dashurën e tij, gazetaren e Klan Kosovës Vesa Ramën, ndërsa në intervistën e tij të parë në NIN nuk pati se s’i t’iu bëjë bisht pyetjeve për të.

Ndonëse qëllimi i tij nuk ka qenë të bëhet aq i komentuar, Skerdi thotë se e kishte publikuar fotografinë nga gëzimi i asaj nate! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm