Bashkëshortja e këngëtarit Albatrit Muqiqi, që është nuse në familjen e famshme të këngëtarëve Muqiqi, vendosi që t’i respektojë të gjitha zakonet kosovare një e nga një.
Kështu, Egzona Brahimaj Muqiqi, pas lindjes së vajzës Amelias, organizoi edhe babinën, ku sipas zakonit festohet për lindjen e bebes e ku mblidhen gratë e afërta të familjes.
Në këtë festë, ajo shkëlqeu duke u dukur edhe elegante, por edhe duke respektuar veshjet tradicionale.
Por më e bukura në krejt këtë mes, është fotografia e saj me vajzën Amelian, të cilën ajo e ka publikuar në Instagram.
Egzona duket të jetë tejet e lumtur që është bërë nënë, dhe e sheh me shumë dashuri të bijën e saj. /Prive.al