Efehani vetëm 2 muajsh, po mami Almeda i ka gjetur profesionin kur të rritet

By

Dy muaj më parë, Almeda Abazi dhe aktori i njohur Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë, pas ardhjes në jetë të vogëlushit të tyre Efehan.

Të dy prindërit kanë qenë të hapur të flasin për lumturinë e tyre, e herë pas here kanë ndarë imazhe dhe video të foshnjës.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për ‘Revista Who’ ku ka rrëfyer ndjesitë e para të të qenit nënë. Almeda ka treguar se Tolgahan e ndihmon shumë me rritjen e djalit dhe se madje edhe gjumin e bëjnë me turne dhe se gjithashtu një ndihmëse e madhe është edhe nëna e saj pasi që që ajo ka një djalë në moshën 5 vjeçare.

Por ndonëse është ende i vogël, Almeda ka menduar dhe për profesionin që vogëlushi do të ketë në të ardhmen. Ajo dëshiron shumë që ai të bëhet një pianist.

“Në shtatzëni dëgjoja vetëm muzikë klasike, tingujt e pianos më qetësonin shumë, gjatë lindjes po ashtu, por edhe tani. Efehan i ka gishtat e dorës të gjatë dhe të hollë prandaj kam shprehur dëshirën të bëhet pianist. Besoj se do të jetë gjëja e parë që unë do bëj kur ai të bëhet 4 vjeç, ta çoj në kurs për piano, por sigurisht është vendimi i tij çfarë do që të bëhet më vonë.”, ka treguar Almeda.

 

 

Artikuj të ngjashëm