Efehan një dashuri e vërtetë! Almeda ndan imazhin e ëmbël të djalit (FOTO)

By

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi që prej lindjes së djalit ka qenë goxha e hapur për të ndarë me ndjekësit e saj detaje nga roli më i ri si nënë.

Ndryshe prej shumë fytyrave publike që zgjedhin ta kalojnë këtë periudhë në privatësi të plotë, Almeda shpesh ka postuar sekuenca me Efehanin teksa dha edhe një intervistë për mediat online në Shqipëri pas lindjes së djalit.

E sot, radha ka qenë e një fotografie.

Tashmë kur djali po shkon duke u rritur, Almeda ka publikuar një imazh tejet të ëmbël të birit nën mbishkrimin: ‘Gjithçka e imja’.

Me dy prindër si Almeda dhe Tolgahan, si të dilte ndryshe Efehani i vogël përpos kështu, një dashuri e vërtetë? /Prive.al

View this post on Instagram

My All ❤️

A post shared by Almeda Abazi Sayışman (@almeda92) on

Artikuj të ngjashëm