Edoni rrëfen rastin kur një i moshuar e ngatërroi për femër gjatë një roli në aktrim

By

Edoni sot e tregoi një ngjarje qesharake që i kishte ndodhur gjatë xhirimeve të një skene, ku po luante rolin e një transi.

Ai tha se një i moshuar e ngatërroi për femër dhe deri në momentin që vendosi t’i tregonte që është mashkull, nuk e ka vërejtur.

Momentin kur i kishte treguar, reagimi i të moshuarit ishte epik: “Vallah po të shkojka”.

“Vonë tash e kam pasë një xhirim edhe është dashtë me shku në katund te personi që e ka bërë konceptin e idesë. E kam lujtë një rol, Sevdija e ka pasë emrin, një transe prej Zvicrës, ka ardhë baba i atij, i vjetër, ma bën: “Përshëndetje zonjë si je?” Edhe u ul aty, po bën muhabet, më thojke: “Ti koke shumë zojë”. Djali i vet hiq s’i kallëzojke, thojsha prej zonit e vëren, amo s’e kish idenë. Derisa i kallëzova, e tani ma boni: “Vallah po të shkojka shumë””, rrëfeu Edoni.

Artikuj të ngjashëm